Reformisti Pezeshkian fiton në zgjedhjet presidenciale të Iranit, duke mposhtur Jalilin e linjës së ashpër

reformisti pezeshkian fiton ne zgjedhjet presidenciale te iranit duke mposhtur jalilin e linjes se ashper
reformisti pezeshkian fiton ne zgjedhjet presidenciale te iranit duke mposhtur jalilin e linjes se ashper

Iranit, duke mposhtur kandidatin e linjës së ashpër Saeed Jalili. Kandidati Pezeshkian premtoi se do të afrohej me Perëndimin dhe do të lehtësojë zbatimin e ligjit të detyrueshëm të bartjes së shamisë në vend, pas vitesh sanksionesh dhe protestash që shtrënguan Republikën Islamike.

Zoti Pezeshkian nuk premtoi ndryshime rrënjësore në teokracinë shiite të Iranit, që mban udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei si arbitrin përfundimtar të të gjitha çështjeve shtetërore në vend.

Rezultatet e votimeve të publikuara nga autoritetet e nxorën zotin Pezeshkian si fitues me 16.3 milionë vota kundrejt 13.5 milionëve të fituara nga zoti Jalili në zgjedhjet e së premtes. Në përgjithësi, Ministria e Brendshme e Iranit tha se 30 milionë njerëz votuan në zgjedhjet e mbajtura pa vëzhgues të njohur ndërkombëtarisht.

Mbështetësit e zotit Pezeshkian, një kirurg i zemrës dhe ligjvënës prej një kohe të gjatë, dolën në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera para agimit për të festuar, ndërsa epërsia e tij rritej ndaj zoti Jalili, një ish-negociator bërthamor i linjës së ashpër.

“Të dashur qytetarë të Iranit, zgjedhjet kanë përfunduar dhe ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë”, shkroi zoti Pezeshkian në platformën sociale X, ende e ndaluar në Iran. “Rruga e vështirë përpara nuk do të jetë e lehtë përveçse me mbështetjen, ndjeshmërinë dhe besimin tuaj. Unë ua shtrij dorën dhe betohem për nderin tim që nuk do t’ju lë vetëm në këtë rrugë. Mos më lini vetëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →