“Refuzoi të firmosë fletëthirrjen”, GJKKO tregon arsyen pas shtyrjes së seancës për Sali Berishës: Nuk u paraqit në gjykatë

refuzoi te firmose fletethirrjen gjkko tregon arsyen pas shtyrjes se seances per sali berishes nuk u paraqit ne gjykate
refuzoi te firmose fletethirrjen gjkko tregon arsyen pas shtyrjes se seances per sali berishes nuk u paraqit ne gjykate

Është shtyrë sot seanca në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

GJKKO ka zbuluar se arsyeja e shtyrjes ka qenë mos paraqitje e Berishës në seancë, duke shtuar se ish-kryeministri nuk ka firmosur as fletëthirrjen.

“Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte refuzuar të firmosë fletëthirrjen, dokumentuar nëpërmjet kopjes së saj, të kthyer në gjykatë, të nënshkruar nga specialistët e zonës. Gjykata ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar, e konsideroi njoftimin si të kryer. Pavarësisht dijenisë personalisht për datën dhe orën e zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, në kushtet që kërkuesi/i hetuari Sali Berisha ndodhet me masë sigurimi personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, nuk rezulton vullneti i tij lidhur me të drejtën për të marrë pjesë në këtë gjykim ose jo, për sa kohë nuk mund të paraqitet si shtetas i lirë në gjykatë”, thuhet në njoftim.

SPAK ka bërë me dije se më 8 mars do te shqyrtohen bashkarisht kërkesat e Berishës dhe Malltezit për shfuqizim mase.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Sot në datë 04.03.2024, ditë e Hënë, ora 12.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, u zhvillua seanca gjyqësore për marrjen  në shqyrtim të kërkesës penale regjistruar pranë kësaj gjykate, me nr. 141 regj themeltar, datë 27.02.2024, që i përket:

KËRKUES: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972,lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Mustafa Matohiti, Pall.7, Ap.8”, përfaqësuar nga av.Antoneta Sevdari dhe av.Klodjan Skënderaj.

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Jamarbër Malltezi.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Jamarbër Malltezi. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte marrë dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore, dokumentuar nëpërmjet kopjes së fletëthirrjes, të nënshkruar personalisht nga ana e tij me shënimin Nuk do jem personalisht. Do përfaqësohem nga avokatët”.  Për sa më sipër, gjykata e konsideroi njoftimin si të kryer, duke qenë se rezultoi i shprehur edhe vullneti i tij lidhur me të drejtën për të mos marrë pjesë në gjykim (ndodhur në kushte e  masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ) dhe vijoi gjykimin në mungesë të kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, duke u mbrojtur interesat e këtij të fundit nga ana e avokatit të zgjedhur me prokurë të posaçme.

Pasi gjykata ftoi palët për të parashtruar kërkesat paraprake, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 246/6 të K.Pr.Penale,  u paraqit informacioni 2 mujor për personat nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, si dhe njëherazi u kërkua  që të procedohej me bashkimin e dy cështjeve gjyqësore në një të vetme, me kërkues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, me objekt revokim mase sigurimi, sipas nenit 92 të K.Pr.Penale, kërkesë për të cilën mbrojtësi i zgjedhur i kërkuesit, dakortësoi qëndrimin e prokurores si dhe kërkoi kohë për tu njohur me informacionin.

Për sa më sipër, gjykata bazuar në nenet 79, 92 të K.Pr.Penale vendosi të bëjë bashkimin e dy kërkesave penale, në një të vetme me nr.125, datë 23.02.2024, pasi çmoi se çështjet ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 08.03.2024, ditë e premte, ora 09.00, për t’i lënë kohë avokatit që të njihet me informacionin me shkrim të paraqitur nga ana e prokurorisë,  në kuadër të nenit 246/6 të K.Pr.Penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →