Regjistrimi i diskutimeve ushtarake në Berlin, Kremlini thërret ambasadorin Gjerman, Peskov: Planet për një sulm terrorist…

regjistrimi i diskutimeve ushtarake ne berlin kremlini therret ambasadorin gjerman peskov planet per nje sulm terrorist
regjistrimi i diskutimeve ushtarake ne berlin kremlini therret ambasadorin gjerman peskov planet per nje sulm terrorist

Pas raportimeve se ambasadori gjerman Alexander Graf Lambsdorff ishte thirrur në ministrinë e jashtme të Rusisë në Moskë, mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet ku ky i fundit dilte nga ndërtesa.

Më herët, Kremlini tha se një regjistrim i supozuar i diskutimeve ushtarake gjermane tregonte se forcat e armatosura të Gjermanisë po diskutonin planet për të nisur sulme në territorin rus dhe vuri në pikëpyetje nëse kancelari Olaf Scholz ishte në kontroll të situatës.

“Vetë regjistrimi thotë se brenda Bundeswehr-it, planet për të nisur sulme në territorin rus po diskutohen në mënyrë thelbësore dhe konkrete”, kishte thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha gjithashtu se nuk ishte e qartë nëse forcat e armatosura gjermane, Bundeswehr, po vepronin me iniciativën e tyre apo ishte pjesë e politikës shtetërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →