Reklamat promovoheshin nën përmbajtje raciste, Banka Botërore ndalon marketingun me pagesë në “X”! Si rregullat e reja të Musk lehtësuan hapat e sigurisë

reklamat promovoheshin nen permbajtje raciste banka boterore ndalon marketingun me pagese ne x si rregullat e reja te musk lehtesuan hapat e sigurise





































Banka Botërore ka pezulluar të gjitha reklamat me pagesë në platformën e mediave sociale të Elon Musk ‘X’ .

elon_musk1

Shkak për këtë lëvizje është bërë një investigim i medias së lajmeve CBS News, në të cilin u konstatua se publikimet e organizatës shfaqeshin nën postime raciste, të cilat ishin bërë nga një llogari me përmbajtje pronaziste dhe nacionaliste.

Konkretisht, CBS News gjeti një llogari të verifikuar në “X” me më shumë se 115,000 ndjekës që kishte postuar një imazh racist së bashku me një postim që lavdëronte kolonizimin evropian të Afrikës, dhe poshtë postimit, në seksionin e komenteve, shfaqej një reklamë e Bankës Botërore.

Ndërkohë, ditën e sotme Banka Botërore në një reagim për CBS është shprehur si vijon: “Grupi i Bankës Botërore ka reduktuar tashmë marketingun me pagesë në X ndërsa punonte me platformën për të zbatuar protokolle më të forta sigurie që X ofron për përmbajtja jonë…Ky incident i fundit është krejtësisht i papranueshëm dhe ne po ndalojmë menjëherë të gjithë marketingun me pagesë në X”.

Reklama e Bankës Botërore nën një postim me përmbajtje raciste
Reklama e Bankës Botërore nën një postim me përmbajtje raciste

Llogaria në fjalë ka shpërndarë dhjetëra postime antisemite dhe raciste vetëm gjatë javës së kaluar, nën të cilat u shfaqën dhe reklamat e bankës.

Një shembull i këtyre publikimeve është një video e Adolf Hitlerit me mbishkrimin: “Ne mposhtim armikun e gabuar”. Ky postim mblodhi më shumë se dy milionë shikime në platformë, sipas matjeve të vetë ‘X’.

Nga hetimi i gazetës u gjetën më shumë se një duzinë llogari në “X” që kanë një “çek” blu pranë tyre, gjë që sugjeron se platforma i ka verifikuar. Megjithatë, këto llogari, të cilat kanë një numër të madh ndjekësish, postojnë rregullisht përmbajtje nacionaliste ose pro-naziste dhe shpesh mbështesin të ashtuquajturën “supremaci të bardhë” dhe kanë promovuar reklama nga disa marka të njohura që shfaqen në temat e komenteve të tyre.

Si politika e X favorizon llogaritë me përmbajtje të diskutueshme

Politika e X për gjuhën e urrejtjes thotë se përdoruesit “nuk mund të sulmojnë njerëzit e tjerë në bazë të racës, kombësisë, origjinës, kastës, orientimit seksual, seksit, identitetit gjinor, besimit fetar, moshës, paaftësisë ose sëmundjes së rëndë”, ndërsa “ndalon çdo shënjestrim të individëve ose grupeve me media që përmend ose përshkruan Holokaustin ose “simbolet e lidhura historikisht me grupet e urrejtjes, p.sh. svastika naziste”.

Sipërmarrësi dhe pronari miliarder i “X”, Elon Musk , ka ndryshuar rrënjësisht rregullat e sigurisë në platformë që nga tetori i vitit 2022 kur e bleu atë, kur ende njihej si Twitter. Ai gjithashtu ka bërë disa ndryshime në sistemin e verifikimit të llogarisë, duke eliminuar efektivisht grupin këshillues të politikave të besimit dhe sigurisë. Në përgjithësi, vihet re se ai i ka lehtësuar jo pak rregulla për sa i përket asaj që mund të postohet.

Në të njëjtën kohë, sistemi që Musk ka zbatuar, favorizon llogaritë që paguajnë për shërbimin e abonimit me “tik” blu të platformës.

Sipas marketingut të vetë X për shërbimin e tij të verifikimit – X premium – që përdorin gjithashtu influencerat, ai u ofron abonentëve të drejtën të marrin një pjesë të të ardhurave nga reklamat për përmbajtjen e tyre nëse “kanë të paktën 5 milionë reagime organike në postime në 3 muaj e fundit” dhe “kanë të paktën 500 ndjekës”. E gjithë kjo, pa pasur nevojë të zbulojë identitetin e tyre publikisht, me kusht që pronari i çdo llogarie të zbulojë privatisht identitetin e tij në platformë.

Kjo do të thotë që të gjitha llogaritë e verifikuara në X, si ato të përmendura më sipër, me përmbajtje raciste, falë kësaj politike mund të marrin një pjesë të të ardhurave nga reklamat.

CBS citon shembullin e një llogarie, e cila poston rregullisht përmbajtje antisemite dhe ka gjysmë milioni ndjekës, të cilët “mburreshin” me të ardhurat e tij në platformë.

Ndërkohë, kompani të tjera kanë raportuar incidente të ngjashme me atë të Bankës Botërore, lidhur me shfaqjen e reklamave të tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →