Rekordin e mban Ronaldo Nazario, Jamal ëndërron “Topin e Artë”: Dua ta fitoj sa më shpejt

rekordin e mban ronaldo nazario jamal enderron topin e arte dua ta fitoj sa me shpejt




































Lamin Jamal ëndërron të fitojë “Topin e Artë” sa më shpejt, teksa është në moshën 17-vjeçare. Sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës tregon kështu se synon të bëhet lojtari më i ri që ka fituar ndonjëherë trofeun e lakmuar.

kopa

Kujtojmë ndërkohë se rekordin e mban Ronaldo Nazario. Braziliani fitonte “Topin e Artë” në moshën 21-vjeçare.

“Është e pabesueshme të jesh në këtë mbrëmje dhe të shtysh për më shumë. Të shtysh për më tepër nënkupton kampionatin, Champions, Kupën e Mbretit dhe çdo gjë që mund të arrijmë. Do shkojmë për të gjitha. Individualisht, në fund të fundit, të gjithë lojtarët e kanë objektin “Topin e Artë”. Shpresoj ta fitoj sa më shpejt të jetë e mundur, është diçka që e kam në mendje dhe po punoj për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →