Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi 1-2 ndaj Ukrainës në Pragë. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme kuqezinjtë bënë një hap pas duke u mposhtur 0-1 ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”.
Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.
Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:
07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri 1-2
10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji 0-1
11.10.2024 Çeki – Shqipëri 20:45
14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri 18:00
16.11.2024 Shqipëri – Çeki 20:45
19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë 20:45
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co