Java e 29-të e Superiores uli siparin dje me duelin Dinamo-Skënderbeu që përfundoi me rezultatin 2-0 për skuadrën e Mehmetit, që i është rikthyer fuqishëm luftës për të kapur katërshen. Ndërkohë në takimin tjetët (e shtunë), Laçi dhe Partizani ndanë pikët në një duel tepër të luftuar që përfundoi në barazim 1-1.
Ndërkohë në duelet e ditës së djeshme spikasin triumfet e Egnatias, Teutës, teksa dueli mes Vllaznisë dhe Erzenit u mbyll në barazim 1-1. Pas përfundimit të kësaj jave, për sa i përket renditjes, kryesuesit e Egnatias thelluan diferencën në 4 pikë nga Vllaznia, teksa rivalitet i ashpër duket në garën për të kapur top katërshen, me Skënderbeun, Tiranën, Dinamon dhe Teutën që duket se do të luftojnë deri në fund për të kapur një biletë për në “Final Four”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co