Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit deklaroi se 711 persona janë plagosur nga tërmeti, ndërsa 77 persona mbeten të bllokuar.
Zyrtarët thonë se deri më tani katër persona dihet se kanë vdekur. Pas kësaj dukurie, ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine, alarme që erdhën pak pas orës 6 të mëngjesit. Autoritetet kineze dhanë një deklaratë menjëherë pas tërmetit, duke thënë se ata ishin të gatshëm të ofronin ndihmë në rast fatkeqësie.
Bregdeti lindor i Kinës shtrihet vetëm 180 km (111 milje) nga Tajvani. “Kontinenti është shumë i shqetësuar për situatën dhe shpreh mbështetjen e sinqertë për bashkatdhetarët e Tajvanit të prekur nga fatkeqësia,” -tha Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.
Media shtetërore kineze gjithashtu ka raportuar gjerësisht për katastrofën. Kina dhe Tajvani kanë një marrëdhënie të tensionuar. Tajvani e sheh veten si një vend sovran, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.
Një orë pak para tërmetit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në një konferencë ditore deklaroi se 20 avionë ushtarakë kinezë kishin kaluar në zonën e saj të vetëshpallur të mbrojtjes ajrore në 24 orët e fundit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co