Dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Ai tha se njeri nga viktimat vdiq në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital me vonë.
Në lidhje me rastin është një person i arrestuar, ka bërë të ditur Gashi.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.