Pas një sezoni në elitën e futbollit francez, Metzi është kthyer në Ligën e Dytë franceze, pasi u mposht në dy ndeshje në play-off kundër ekipit të Sent-Etien.
Rënia është një ngjarje e vështirë për t’u kapërdirë nga klubi, por në anën tjetër Xhuliano Skuka shpreson. Drejtuesit pritet të ulin shpenzimet dhe merkatoja është më e kufizuar, çka shton mundësinë që stafi teknik t’i japë një shans edhe Skukës për t’i bindur ta mbajnë.
Lojtari është dhënë huazim në vitin e fundit pasi nuk bënte pjesë në planet e Metzit, por me ndryshimet që priten në verë, shanset e tij për qëndrimin te francezët janë rritur.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co