Deputeti i PS-së Petro Koçi dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi kanë replikuar në distancë për punën e këtij Komisioni.
Koçi theksoi se thirrja e mbledhjes së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka qenë e njëanshme. Ai tha se Vokshi sillet si prokurore. Ndërsa, nga ana e saj Vokshi deklaroi se socialistët kanë shkelur ligjin tre herë, duke mos u paraqitur në mbledhjet e Komisionit Hetimor për Chek Up dhe Sterilizimin.
[embedded content]
[embedded content]
Petro Koçi: Albana Vokshi nuk është në rolin e komandantes, që mund ta mbledhë Komisionin sa herë i teket asaj. Kryetarja e përgjegjshme duhet ta koordinojë veprimtarinë e Komisionit Hetimor, duike nisur me bashkëpunimin në kryesinë e tij. Këtë gjë ajo nuk e bën. Ka thirrur një mbledhje në mënyrë të koordinuar dhe ajo është zhvilluar dhe të tjerat i ka thirrur në mënyrë të njëanshme. Kjo është sjellje provokuese dhe nuk sjell fryt. Vokshi nuk mund të sillet si prokurore. Shqiptarët e kanë qejf pak rolin e prokurorit, që të dënon, të fajëson, por jemi në 2024 dhe duhet thjesht të moderojë. Mbase e ndjejnë se është një Komision pak a shumë i dështuar, sepse SPAK i ka përfunduar ata çështje. Vokshi po shkon në rrugë dështimi, që e kompromenton rëndë atë. Nëse vazhdon kështu, ajo mund të japë llogari përpara parlamentit.
Albana Vokshi: E thonë edhe vetë, që mënyra sesi e drejtoj mbledhjen nuk është e paligjshme. Për sa kohë që nuk është e paligjshme, është e ligjshme. E thotë ligji, që kryetarja e Komisionit Hetimor duhet të zgjidhet nga opozita. Jemi të gjithë deputetët e opozitës që kemi firmosur sipas rregullores së Kuvendit. Nëse shumicës i mungon vullneti, 25 përqind e deputetëve e thërret mbledhjen. Ligji dhe Kushtetuta na e lejon të thërrasim mbledhjen e Komisionit. Socialistët e kanë menduar që do pengojnë Komisionin Hetimor duke futur në valle ekspertët. Do mblidhemi kur e përcakton ligji. Deputetët e PS kanë shkelur ligjin tre herë. Maxhoranca nuk ka vullnet për hetime. Unë zbatoj rregulloren.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co