Reportazh për 8 Marsin/ Sot Fatimja dhe mikeshat e saj punojnë

reportazh per 8 marsin sot fatimja dhe mikeshat e saj punojne
reportazh per 8 marsin sot fatimja dhe mikeshat e saj punojne

Në këtë ditë simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre, Fatime Selmanllarin e gjejmë duke punuar.

Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të lodhur disi nga jeta, 63-vjecarja të befason me perditshmërinë e saj si një grua e palodhur, që sakrifikon për të mbajtur familjen.

Çdo punë që ka të bëjë me prodhimet bujqësore në fushë, por edhe në shtëpi Fatimja, i bën vetë madje ajo thotë se ka punuar gjithë jetën duke sakrifikuar edhe ditët e pushimit,festa e cdo gjë tjetër vetëm për të përballuar jetesën, shpenzimet e shkollës së vajzës së saj e cdo gjë tjetër që ka të bëjë me të ardhurat në familje.

Fatimes i janë bashkuar edhe gra të tjera të sacrifices, të cilat zogjën që sot të punojnë dhe të shoqërojnë njëra-tjetrën në punë.

Ato kanë mbledhur dhe po presin qumështorin. Ky është një proces i vështirë, por Fatimja thotë se është mësuar dhe lodhja nuk i bën përshtyje. Janë gra të punës, të palodhura madje as kokën nuk e ngrenë qoftë edhe për tu çlodhur.

Sa herë kujton vështirësitë e para, gjen forcën për të punuar edhe më shumë. Madje 63-vjecarja thotë se do të vazhdojë të punojë fort për familjen e saj, derisa t’i punojnë duart sepse kështu është mësuar, si një grua dhe nënë që lufton dhe sakrifikon për të mbajtur familjen.

“Në fund të ditës do shkoj të festoj edhe unë”-tha me gjysmë zëri Fatimja, e cila në shprehinë e fytyrës së saj dukej e lodhur.

A do të jetë kjo një ditë feste për Fatimen në fund të ditës, kur të gjithë energjinë e saj e shfrytëzoi për punë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →