Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me investigimin e fundit të RAI3 për Shqipërinë ku preken tema si qeverisja, krimi dhe emigrantët.
Ai shpjegoi se Engjëll Agaçi, i cili përmendet në reportazhin e publikuar, ka shërbyer si garant për dhurimin e një toke në pyllin e Sodës nga një i akuzuar për trafik droge drejt një ish-drejtuesi italian të autoriteteve”.
“Kam biseduar me gazetarin italian gjatë kohës që ishte në Shqipëri, Agaçi ka qenë një nga avokatët e rëndësishëm ën Itali, mund të mbrojë edhe trafikantë, kriminelë, etj. Puna është çfarë ndodh pasi ti e lë këtë detyrë, a mban lidhje me këta njerëz kur ke një detyrë tjetër. Siç theksoi edhe gazetari italian ish-shefi i Interpolit, Fabrizio Lizzit i është dhuruar një tokë në pyllin e Sodës prej 3 hektarësh ku do të bëhej një pikë e nisjes së skafeve. Toka ishte e dhuruar nga Artur Shehu, i akuzuar për trafik droge.
Ndërkohë që ishte edhe emri i tij, dyshimet e hetimit ishte se kishte të bënte me një zhvendosje emri për të mos dalë në kërkimet e Interpolit. Është bërë një hetim për këtë fondacion, drejtuesi i të cilit ishte Lizzi. Pra, prania dhe garanti njohës sic theksohet në reportazh ishte Engjëll Agaçi, njeriu që vinte nga bota e narkotrafikut. Ka ende materiale që nuk janë publikuar nga RAI3”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co