Reshje bore dhe shiu të dendura në Pakistan, 35 të vdekur

reshje bore dhe shiu te dendura ne pakistan 35 te vdekur
reshje bore dhe shiu te dendura ne pakistan 35 te vdekur

PAKISTAN – Të paktën 35 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi shiu i ftohtë dhe reshjet e papritura të borës goditën zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës. .Njëzet e dy fëmijë ishin midis viktimave, shumë prej të cilëve u shtypën nga rrëshqitjet e dheut që groposën shtëpitë e tyre, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.

Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi. Ekspertët u befasuan nga bora, pasi Pakistani zakonisht ka klimë të butë në mars.

Mushtaq Ali Shah, një ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike. Ai shtoi se një stuhi e lehtë breshëri që zgjat për disa çaste nuk do të ishte aq befasuese, por është e pazakontë që kjo të vazhdojë për mbi 30 minuta.

Sipas meteorologut të BBC-së Chris Faukes, një trazirë perëndimore ka lëvizur në Afganistan, Pakistan dhe Indinë veri-perëndimore gjatë ditëve të fundit duke sjellë të ftohtë ekstrem, borë të madhe dhe shi të rrëmbyeshëm. Moti i keq ka habitur banorët.

Hajit Shah, një banor i rrethit Kirk në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhua, tha se kishte parë borë në lagjen e tij vetëm një herë më parë. “Me sa mbaj mend, kishte reshje të lehta bore për disa minuta rreth 25 apo 30 vjet më parë”, tha ai për BBC.

Shirat e dendur shkatërruan plotësisht të paktën 150 shtëpi dhe dëmtuan pjesërisht 500 të tjera, kryesisht në Khyber Pakhtunkhua dhe provincën jugperëndimore të Balochistanit, thanë autoritetet. Prej disa ditësh në disa rrethe është ndërprerë plotësisht energjia elektrike. Qeveria provinciale e Khyber Pakhtunkhua ka ofruar ndihma për zonat e prekura dhe ka njoftuar ndihmë financiare për të lënduarit dhe familjet e atyre që vdiqën.

Departamenti meteorologjik i Pakistanit tha në parashikimin e tij javor se mot kryesisht i ftohtë dhe i thatë pritet në shumicën e pjesëve të vendit për pjesën tjetër të kësaj jave, megjithëse disa pjesë të Balochistanit dhe Kashmirit duhet të presin reshje bore mbi kodra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →