Reshje dëbore në aksin Boboshticë-Dardhë, ja si paraqitet situata në juglindje të vendit

reshje debore ne aksin boboshtice dardhe ja si paraqitet situata ne juglindje te vendit
reshje debore ne aksin boboshtice dardhe ja si paraqitet situata ne juglindje te vendit

Gjatë natës aksi turistik Boboshticë-Dardhë është përfshirë nga reshjet e dëborës, më konkretisht nga kilometrin 7 deri në 14.

Mësohet se reshjet e dëborës nuk kanë krijuar problematika për qarkullimin e automjeteve pas ndërhyrjes së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve nga dje dhe sot.

Trashësia e dëborës nga reshjet ka shkuar deri në 10 centimetra ndërkohë që aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme.

Nga autoritetet janë marrë masa që ky aks të jetë i kalueshëm për të gjithë qytetarët që zgjedhin si destinacion Dardhën, ndërkohë i gjithë qarku i Korçës gjatë orëve të natën është përfshirë nga reshje të shumta të shiut shoqëruar me erë të fortë.

Deri në këto momente nuk raportohen problematika, ndërkaq mëngjesi ka sjell dhe një ndërprerje të reshjeve në juglindje ndërsa termometri shënon 5 gradë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →