Revolucioni në botën e modës/ Krijesat e Inteligjencës Artificiale s’kanë nevojë për kamera, si modelet e IA po trondisin industrinë duke vënë nën presion vajzat e reja

revolucioni ne boten e modes krijesat e inteligjences artificiale skane nevoje per kamera si modelet e ia po trondisin industrine duke vene nen presion vajzat e reja
revolucioni ne boten e modes krijesat e inteligjences artificiale skane nevoje per kamera si modelet e ia po trondisin industrine duke vene nen presion vajzat e reja

Dove: “Modele të vërteta në vend të pamjeve të IA”

Vetëm një markë po refuzon qëllimisht të ndjekë trendin: Dove. Në një njoftim në maj të këtij viti, kompania, e cila është pjesë e grupit britanik Unilever, premton “të mos shfaqë kurrë imazhe të IA po gra të vërteta dhe të mos përdorë kurrë falsifikimin dixhital që të tregojë pamjen joreale, të shtrembëruar dhe bukurinë ‘perfekte’ pa të meta, që mundësohet nga përdorimi i përpunimit të imazheve.”

Arsyeja: Në një studim të kryer nga grupi i titulluar “Gjendja reale e bukurisë: Një raport global” provohet, se modelet e IA dhe influencuesit e IA vënë nën presion veçanërisht gratë dhe vajzat e reja me pamjen e tyre perfekte. Për shembull, shumica e vajzave 14 deri në 17 vjeç ranë dakord me fjalinë: “Kirurgjia plastike ju ndihmon të ndiheni më rehat në trupin tuaj”. Përqindjet e miratimit ishin veçanërisht të larta në Brazil (70%) dhe Kinë (57%).

Për studimin u anketuan rreth 33,000 njerëz në 20 vende. Këtu u përfshinë 14,000 gra dhe 4,000 burra nga mosha 18 deri në 64 vjeç, dhe 9,500 vajza dhe 4,700 djem nga mosha dhjetë deri në 17 vjeç.

Burrat do donin më shumë muskuj

Burrat dhe djemtë janë gjithashtu nën presion për të optimizuar pamjen e tyre. 79 për qind e meshkujve dhe 74 për qind e djemve thanë se nuk mendonin se trupi i tyre ishte muskuloz sa duhej. Mesatarisht në mbarë botën, 68 përqind e meshkujve dhe 59 përqind e djemve thanë se ndjeheshin nën presion për t’u dukur më tërheqës.

Aktivistja braziliane Beta Boeschat, e cila punoi për këtë studim e konfirmon se ka një pakënaqësi të përgjithshme në rritje me pamjen e jashtme. “Sa më shumë mjete të disponueshme ka për të ndryshuar pamjen tonë, aq më shumë rritet presioni për të arritur idealin dixhital të bukurisë fizikisht dhe në realitet”, tha ajo për DW.

Provën për këtë ajo e sheh në numrin në rritje të operacioneve estetike në mbarë botën. Ndërhyrja kirurgjikale tani është bërë më e përballueshme financiarisht dhe më e lehtë. “Kjo rrit presionin për të optimizuar veten jo vetëm për gratë, por edhe për burrat,” thotë Boechat.

Bukuria digjitale dhe pamja e vërtetë

Helmut Leder, profesor i estetikës empirike në degën e psikologjisë në Universitetin e Vjenës, shprehu gjithashtu shqetësimin për DW për presionin që lind nga hendeku midis idealeve të bukurisë dixhitale dhe pamjes reale. “Ky është një problem shumë dramatik,” thotë Leder.

Ai sqaron: “Fytyrat e prodhuara artificialisht janë me një përsosmëri të lëkurës, kanë përmasa perfekte dhe pothuajse të gjitha korrespondojnë me një ideal të përgjithshëm bukurie”. Sipas psikologut, “në një botë në të cilën ne nuk përballemi me njerëz të vërtetë, por me shumë fytyra të zbukuruara artificialisht, dëshira individuale për të qenë tërheqës dhe të bukur është shumë e madhe.”

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →