Rei Manaj do të vijojë karrierën te skuadra e Sivasporit, aty ku me golat e tij u shndërrua në një beniamin të tifozëve. Sulmuesi shqiptar ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45 në aeroportin e Sivas, ku iu rezervua një pritje elektrizuese nga tifozët bardhekuq.
U përfol shumë për një largim të Manajt, drejt ndonjë kampionati më elitar, por mesa duket sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka vendosur të vijojë karrierën për të paktën edhe 1 sezon te skuadra turke. Në edicionin e kaluar Manaj u shndërruar në një hero te Sivaspori ku arriti të shënonte plot 18 gola në 33 ndeshje të zhvilluara në kampionat, si dhe regjistroi edhe 3 asiste.
Sivas’ın kralı hoş geldin. #ReyManaj
Welcome back king of Sivas ❤️🤍 pic.twitter.com/6NmaiVkIt1
— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) July 21, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co