Vetëm vendi i nëntë në kampionat. Te Lazio ka diçka që nuk shkon dhe tashmë të gjithë e kanë kuptuar. Trajneri Mauricio Sarri shihet si fajtor nga tifozët për rezultatet negative, ndërsa Presidenti i lacialëve, Claudio Lotito duket se nuk dëshiron të nxitohet.
“Nuk e kuptoj se cili është problemi, do të merrem me të, do ta marr situatën në duart e mia, siç ka ndodhur në raste të tjera në të kaluarën, por sot nuk po flas me askënd. Sigurisht, mos e shfajësoni Sarrin” – Tha Lotito. Sarri numëron 129 ndeshje në krye të pankinës së Lazios, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.67 pikë për ndeshje.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co