Shqiperia

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dimal, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Rrezikohet pylli me pisha

riaktivizohet vatra e zjarrit ne dimal dyshohet per zjarrvenie te qellimshme rrezikohet pylli me pisha
riaktivizohet vatra e zjarrit ne dimal dyshohet per zjarrvenie te qellimshme rrezikohet pylli me pisha

Riaktivizohet zjarri në fshatin Konisbaltë në Dimal. Dyshimet janë se edhe këtë herë zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndërsa në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanëeb se zjarri është shkaktuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa vatra ndodhet në zonën e Allaxhiasit, pak metra larg nga vatra e zjarrit e vendosur dy ditë më parë.

Zjarri po përparon drejt pyllit me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.

[embedded content]

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.

Ndërkohë që zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit,që është vendosur qëllimisht për të dytën herë në të njëjtin vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts