Shqiperia

“Rijetëzim të godinave të vjetra ushtarake”, Rama nxjerr pamjet nga hapja e tunelit nënujor në Porto Palermos

rijetezim te godinave te vjetra ushtarake rama nxjerr pamjet nga hapja e tunelit nenujor ne porto palermos
rijetezim te godinave te vjetra ushtarake rama nxjerr pamjet nga hapja e tunelit nenujor ne porto palermos

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të diel ta nis mëngjesin me një video nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se si po zbatohet projekti i Ministrisë së Mbrojtjes.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😊
dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur🫶
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts