Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi, ka ngritur dyshimet se mund të jetë në një romancë më një djalë nga Kosova.
Rikja, e cila është tejet aktive në rrjetet sociale, ka zhvilluar me ndjekësit e saj një ‘ask me a question’, ku i janë drejtuar pyetje dhe komente të shumta nga fansat.
Një prej komenteve që i është dërguar ish-banores ishte në lidhje me statusin e saj, ku thuhej se ajo do të bëhej nuse në Kosovë.
“E di që do të jesh nuse në Kosovë, një zog i vogël po flet”, ka shkruar një nga ndjekësit, duke nxitur kështu dyshime se Rikja nuk është më një vajzë beqare.
Por, në përgjigjen e saj, Rikja sqaroi se në Kosovë do të shkoj për dasmën e një shoqeje.
“Me sa di unë, do të iki në Kosovë se martohet një shoqe,” është shprehur ajo.
Por gjithsesi, ish-banorja e BBV nuk ka hedhur poshtë mundësin për të qenë nuse në Kosovë, pasi në përgjigjen e saj nuk shprehur diçka të tillë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co