Shqiperia

Rikthehen mjetet primitive/ Fermerët në Korçë s’e përballojnë dot çmimin e lart të naftës, punojnë me kuaj dhe brana

rikthehen mjetet primitive fermeret ne korce se perballojne dot cmimin e lart te naftes punojne me kuaj dhe brana
rikthehen mjetet primitive fermeret ne korce se perballojne dot cmimin e lart te naftes punojne me kuaj dhe brana

KORÇE

Ky është Ali Lika fermeri nga fshati Kamenicë i cili i është rikthyer mjeteve primitive për të punuar tokën me kalë dhe branë hekuri.
73 vjecari thotë se me çmimin e lartë të naftës, koston e lartë të mjeteve motorike por edhe me mungesën e fuqisë punëtore është i detyruar që t’i rikthehet kësaj kulture të vjetër me të cilën ishte mësuar dikur ta shihte tek gjyshi apo babai i tij.

Nuk e mendonte kurrë që do ti vinte përsëri koha kësaj pune të lodhshme si për të apo edhe për kafshën por që problemet e shumta që po hasin sot fermerët e ka detyruar jo vetëm atë por edhe një pjesë të mirë të fermerëve të kryejnë punime në tokat e tyre me krahë dhe kafshë.

Edhe pse një punë e vështirë dhe aspak e favorshme për një fermer dhe kafshën e tij të punës 73-vjecari thotë se brana është shpëtim në një kohë që nuk i përgjigjet askush për të punuar tokën e tij.

Branën e hekurit Lika e ka ruajtur me fanatizëm ndër breza por me keqardhje thotë se është brez i fundit që do e përdorë pasi fëmijët e tij ndodhen jashtë shtetit.

73-vjecari gjithashtu përmend faktin se fermeri në Shqipëri nuk përfiton ndihmën e duhur nga shteti.Ai thotë se vetëm gjatë një viti ka përfituar naftë falas ndërsa vitet e tjera është munduar me mundësitë e tij të pakta ekonomike për të punuar dhe përfituar diçka nga bujqësia.

Edhe largimet masive të të rinjve dhe fëmijëve të tij i lidh pikërisht me këtë fakt pasi këtu të rinjtë nuk gjejnë mbështetje.

Në fushën e Korçës gjatë kësaj periudhe sheh shumë fermerë që i janë rikthyer mjeteve primitive si diçka e nevojshme për të dalë nga kriza në një kohë kur mundësitë janë të pakta dhe mbështetja është thuajse inekzistnte.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts