Kosova

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës? U vihet zjarri dy kamionëve, pronarët e automjeteve…

rikthehen tensionet ne veri te kosoves u vihet zjarri dy kamioneve pronaret e automjeteve
rikthehen tensionet ne veri te kosoves u vihet zjarri dy kamioneve pronaret e automjeteve

Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.

Zjarri ka të ngjarë të ketë qenë i qëllimshëm, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani.

Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

REL-i mori vesh se pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P.

Zjarrit që përfshiu kamionët, i paraprinë tri shpërthime./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts