Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëron diplomati: Serbia, për të rritur influencat, mund të vijë me provokime në zona konflikti

rikthimi i trump ne shtepine e bardhe paralajmeron diplomati serbia per te rritur influencat mund te vije me provokime ne zona konflikti








































Ish-ambasadori Agim Nesho, ka paralajmëruar për provokime të Serbisë dhe Rusisë në zona konflikti, tashmë që Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës.

agim nesho

Sipas Neshos, këto provokime mund të vijnë me qëllimin e dy vendeve për të rritur influencat dhe për t’u ulur në tryeza diskutimi.

Ndër të tjera, ai u shpreh se dosjet e Ballkanit nuk do zënë ndonjë vend të rëndësishëm në agjendën e administratës së Trump, vetëm nëse do të ketë interesa nga poshtë.

“Mendoj se dosjet e Ballkanit nuk zënë ndonjë vend të rëndësishëm, vetëm nëse ka interesa nga poshtë. Vëmendja te Ballkani vjen vetëm nga projektet e vete ofruara nga liderët e Ballkanit. Vetë lobistët e Vuçiçit kanë thënë se duhet ti japi diçka Serbisë, për të kthyer një ish-Jugosllavi me terma europiane.

Në këto momente, Serbisë dhe Rusisë, i intereson që për të rritur influencat dhe për tu ulur në tryezat e bisedimit, sidomos me ardhjen e Trump, mund të vijë një provokim, sidomos në këto zona konflikti ku duket qartë se Serbia ka bërë platformën dhe kongresin për hapësirat serbe dhe për veriun e Kosovës. Në një farë mënyre, jo vetëm nuk është tërhequr, por e mban nën presin të ndikuar nga grupet kriminale”, tha Nesho në një lidhje live me studion e lajmeve në News24.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →