Rindërtimi/ Vetting sjell rastin e të moshuarës në Durrës që jeton me dy mbesat prej 5 vitesh në kontejner, i kanë hequr edhe bonusin e qirasë

rindertimi vetting sjell rastin e te moshuares ne durres qe jeton me dy mbesat prej 5 vitesh ne kontejner i kane hequr edhe bonusin e qirase





































VETTING

Shpresa Guci ka 5 dimra në  qiell të hapur. E moshuara jeton në këto ambiente bashkë me dy fëmijët e braktisur nga e ëma dhe djalin e saj.

Tërmeti i 21 Nëntorit të vitit 2019 rezultoi për Shpresën fatal, duke e detyruar të flejë në rrugë pas dëmeve të forta në banesë.  Nga bashkia të vetmen ndihmë që mori ishte një tendë. Të tjerat mbetën vetëm premtime.

“Këta fëmijë po më ftohen dita ditës  kam kaluar verën 40 gradë mbesat i mbledh në një krevat  gjysma e kontenierit rrjedh.”

Lutjet e Shpresës për ndihmë duket se jetojnë më shumë në qiell të pastër, pa mbërritur dot në zyrat e bashkisë së Durrësit.

“Te futem ne një shtëpi,  goca ne klasë të tretë mëson jashtë janë ndarë 500 hyrje jo kur të vijnë votimet do ndahen. Mbase po mbushin xhepin me lekë mbase po shesin këto shtëpitë me lekë”

Tenda e dhuruar nga Bashkia është grisur dhe kalbur që në dimrin e parë pas tërmetit të nëntorit 2019, ndërsa sot ajo jeton në kontejner e dhuruar nga kisha kaltolike.

A do të jetë 2026 fundi i pritjes të prekurve nga tërmeti?

Rindërtimi i premtuar ka kaluar çdo afat nga ana e autoriteteve, ndërsa pritja e banorëve prej kohësh është kthyer në një dëshpërim. Fondet e shumta të deklaruara nga qeveria nuk janë parë ende nga banorët. Bashkia e Durrësit, tani përgjegjëse për subvencionet e qirasë, përballet me vështirësi për të plotësuar nevojat, duke thelluar dëshpërimin e të mbeturve jashtë shtëpive të tyre të dikurshme. Shumë prej ndërtesave të rindërtimit, edhe pse kanë përfunduar së ndërtuari, janë të pabanueshme pasi ende nuk ka rregullim të brendshëm dhe nuk ka infrastukturë për t’i bërë të banueshme.

Shpresa Guci tregon se bonusin e qirasë ia hoqën pa të drejtë.

“Ka dy vite ma hoqën bonon e qirasë, jeshil dilte por unë nuk merrja lekë nuk di se ku shkonte bonoja ime e qirasë” , u shpreh Shpresa Guçi.

WhatsApp Image 2024-10-10 at 19.28.08

Mungesa e transparencës me atë që ndodh me shtëpitë e premtuara i ka zemëruar qytetarët që janë në pritje. Buxheti për ndërtimin ka ndryshuar vit pas viti, por shtëpitë kanë mbetur ende në vendnumëro. Vetting ka mësuar se qeveria i ka dhënë 2 miliardë lekë të tjera procesit rindërtimit, duke e çuar në 9 miliardë lekë në total buxhetin këtë vit nga 7 miliardë në planifikuara fillimisht. Por, sipas përllogaritjeve nga ekspertët, procesi rindërtimit nuk pritet të përmbyllet para vitit 2026. Kjo shihet edhe te planifikimi që qeveria ka bërë për dy vitet e ardhshme ku në buxhet janë planifikuar të shkojnë edhe 4 miliardë lekë të tjera, për rindërtimin.

Kjo shumë tejkalon përllogaritjet e fillimkrizës pas tërmetit ku Qeveria shqiptare parashikoi “rreth 1 miliardë euro për nevoja”.

Që nga nisja e procesit e deri tani rezulton të jenë rindërtuar në total 2 mijë e 250 banesa individuale dhe 4 mijë e 500 apartamente. Deri në fund të vitit janë planifikuar të mbyllen punimet edhe në 105 pallate të tjera me shpresën që ky proces do të marrë fund deri në 2026.

LEXO EDHE: VETTING: Dyshimet për abuzimin me fondet e rindërtimit, si u zgjodhën pa garë konraktorët dhe furnitorët brenda një afati 10 ditor! Ekspertët ngrenë alarmin

Vetting zbardh shkeljet dhe favorizimet, kush është kompania që manipuloi dokumentacionin për të fituar tender! Bashkia e Durrësit nuk kreu oponencë teknike

WhatsApp Image 2024-10-10 at 19.28.07

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →