Rinovim dhe fjalë lideri, braziliani betohet për “Zonjën”, Bremer: Juvja si parajsë, sivjet konkurrojmë Interin

rinovim dhe fjale lideri braziliani betohet per zonjen bremer juvja si parajse sivjet konkurrojme interin





































Një ditë më parë u zyrtarizua rinovi mi i kontratës. Ishte në skadencë në vitin 2028, por më një shtesë sezonale, klubi i konfirmoi besimin të cilin Gelson Bremer mezi pret t’ia shpërblejë me rezultate në fushë.

bremer

Duke filluar që nga e hëna e 19 gushti kur Juvja të debutojë në kampionat kundër Komos. Mbrojtësi e ka konfirmuar këtë qëllim edhe në intervistën e dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

Si ndiheni për rinovimin?

Jam shumë i lumtur, Juventusi është një emër shumë i madh që më ka ndihmuar të rritem. Këtu zbulova Ligën e Kampionëve dhe jam i lumtur që vazhdoj me Juven, një klub shumë ambicioz, si unë. Së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha. E di që skuadra të rëndësishme më kanë kërkuar, por edhe kjo skuadër është gjithashtu.

Pra, keni refuzuar disa propozime për të mbetur bardhezi?

Unë jam tashmë në një klub të madh, pse duhet të filloj nga e para diku tjetër? Ndihem mirë këtu dhe dua të fitoj me këtë fanellë. Kam gjashtë vjet që jam në Itali, është shtëpia ime e dytë. Unë besoj shumë në projektin e Juventusit, e di që është shumëvjeçar dhe kjo është arsyeja pse zgjodha të qëndroj për një kohë të gjatë.

A keni punuar me një trajner mendor në kokën tuaj?

Në fakt më ndihmoi shumë të flisja me Kielinin. Ne bisedojmë shpesh në fakt, vitin e parë që i kërkova këshilla se si mund ta menaxhoja veten kur kisha ndeshje në distancë kohore të shkurtër, sezonin e kaluar ai ishte pranë meje sidomos nga janari e në vazhdim, kur filluam të shkonim keq në kampionat. E kam si vëlla, ai është trajneri im mendor. Gjithashtu më ndihmon të kuptoj se si mund të përballem më mirë me një sulmues. Më ka ndihmuar gjithmonë tej mase.

Juventusi ka një traditë të madhe të mbrojtësve. Në kë e shihni më shumë veten të ngjashëm?

Patjetër në Kielini. Kur erdha nga Brazili, Maxarri te Torino ishte i pari që bënte krahasimin, ai gjithmonë më thoshte “dukesh pak si Kielini”. Ai ishte pika ime e referimit, unë e shikoja gjithmonë, luajtëm kundër tij dy ose tre herë, por kisha turp të flisja me të. Kur mbërrita te Juventusi, e pyeta nëse mund të merrja fanellën e tij dhe prej andej lindi një marrëdhënie e shkëlqyer. Më vjen keq që nuk luajta krah tij.

Çfarë synini më këtë fanellë?

Juve, si të gjitha skuadrat e mëdha, ka misionin e fitores. Kupa e Italisë ishte trofeu im i parë dhe sigurisht që nuk dua të ndalem. Drejtori Xhuntoli më shtyu të mos ndalen. Si trajneri ashtu edhe ai është një motivues i madh.

Bisedoni shpesh me trajnerin?

Me Motën mund të flas edhe në portugalisht. Ai dëshiron të bëjë mirë dhe të konkurrojë, ne po stërvitemi shumë edhe në nivel fizik: kushdo që mendon se përdorin vetëm topin me të e ka gabim.

Ai na kërkon të jemi gjithmonë në nivel maksimal dhe unë e gjej veten shumë në mentalitetin e tij. Juve është një klub madhështor, më i miri në Itali, ne sigurisht që duam të arrijmë në majë. Shpresoj të përmirësohem shumë falë trajnerit tonë të ri, me të cilin flas shumë.

Cilat janë kërkesat parësore të Motës?

Në nivelin taktik ende po punojmë shumë pak, por këtë vit skuadra është më e përshtatshme për të luajtur me katër dhe unë tashmë e bëj këtë në kombëtaren e Brazilit. Në skuadër kanë ardhur lojtarë të rinj, përfshirë një portier që luan më shumë me këmbë dhe qëndron i avancuar. Ne kemi nevojë për disponueshmëri nga të gjithë, trajneri është në rrugën e duhur.

Çfarë keni vënë re në këto tri javë përgatitje?

Jemi në fillim të përgatitjeve e tani duhet vetëm të punojmë. E shoh ekipin më të bashkuar, jo se nuk ka qenë më parë, por kemi më shumë rregull. Do të jetë një sezon i lodhshëm, por tani jam mësuar më shumë të menaxhoj ritme të caktuara, sepse jam rritur shumë në nivel mendor.

Te Bolonja ishte Kalafiori që mbronte dhe niste aksionet. Mendoni se mund ta bëni edhe ju diçka të tillë?

Është një çështje pune në stërvitje. Nëse punon çdo ditë për të bërë një lëvizje të caktuar në lojë ajo të vjen natyrshëm. Vitin e kaluar më ndodhi herë pas here, këtë vit gjithçka do të jetë më e kodifikuar. Sidoqoftë jam gati për çdo detyrë që trajneri mendon se jam njeriu i përshtatshëm.

Po drejtori Xhuntoli çfarë përshtypjeje ju ka lënë?

Ardhja e tij na dha një qetësi të madhe. Gjithmonë jam ballafaquar shpesh, thellë brenda vetes e dija se mundem jep edhe më shumë dhe drejtori më shtyu të mos dorëzohem. Sipas meje Xhuntoli është një motivues i madh.

Si ju duken goditjet e merkatos?

Duglas Luiz është shumë i fortë, besoj se është vënë re që në miqësoren e parë. Ai është i talentuar, kur ishim në Kupën e Amerikës me Brazilin i thashë se do të përshtatej shumë mirë te Juventusi. Është një goditje merkatoje e madhe, e tifozët do ta kuptojnë së shpejti. Unë i thashë, gjithmonë duhet ta godasësh dhe ta vendosësh mirë në zonë, pastaj ne mbrojtësit do të kujdesemi për të mos pësuar. Si Gregorio është i zoti e nuk ka nevojë ta prezantojë unë ndërkohë që Turami ka treguar vendosmëri dhe lidhje të fortë më fanellën. Jam i bindur se të gjithë do të bëjnë mirë.

Do të jetë viti juaj i tretë bardhezi: çfarë vlerësimi keni bërë?

Viti i parë ishte për t’u ambientuar, ishte e vështirë për mua të mësohesha të luaja çdo tre ditë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Sezoni i dytë ishte më i mirë, luftuam gjatë për kampionatin. E gjithë kjo është pjesë e rritjes së një lojtari, pres të përmirësohem shumë falë Tiagos, me të cilin flas shumë. Jemi në fillim, tani duhet vetëm të punojmë.

Si e shihni garën për titullin në Serinë A?

Interi është favorit dhe është i pajisur mirë për të fituar sërish skudeton. Është ende herët, ka mbetur edhe një muaj deri në fund të merkatos dhe shumë skuadra po forcohen. Shpresoj ta bëjmë kampionatin më konkurrues, fundja jemi Juvja dhe na kërkohet trofe në çdo turne që marrim pjesë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →