Sport

Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalit, firmos mbrojtësi

rinovim i rendesishem ne shtepine e arsenalit firmos mbrojtesi

Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalit. Klubi i Premier League, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije sa ka zgjatur bashkëpunimin me Takehiro Tomiyasu, mbrojtësin 25-vjeçar nga Japonia.

Futbollisti ka zhvilluar 20 paraqitje për klubin londinez në të gjitha garat këtë sezon, gjatë të cilave ai shënoi golin e tij të parë për Gunners në fitoren 5-0 në shtëpi në Premier League kundër Sheffield United në tetor.

Drejtori sportiv Edu u shpreh i lumtur për rinovimin e kontratës së lojtarit: Ne jemi shumë të emocionuar që kemi Tomin me ne për më shumë vite në vijim. Ai ka cilësi të mëdha si brenda dhe jashtë fushës, dhe ofron kaq shumë forcë dhe shkathtësi për skuadrën tonë”. Diçka tha edhe trajneri Arteta: “Ne jemi shumë të kënaqur që e ardhmja e tij do të jetë tek ne. Ai ka qenë pjesë integrale e skuadrës që kur u bashkua me ne”.

Hr
Hr

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts