Rinovimi i mundshëm i Sylvinhos, Josa e ka bindje: Nuk kemi përse të dyshojmë për të ardhmen e tij!

rinovimi i mundshem i sylvinhos josa e ka bindje nuk kemi perse te dyshojme per te ardhmen e tij
rinovimi i mundshem i sylvinhos josa e ka bindje nuk kemi perse te dyshojme per te ardhmen e tij

I mirënjohuri, Mirel Josa tha për “Euro 24” në News 24 se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe trajnerit Sylvinho duhet të vazhdojë. Sipas Josës, Sylvinho ka bërë mirë në pankinë dhe rinovimi do ishte zgjidhja e duhur.

“Kryesori ka qenë ai. Sylvinho ka ndryshuar shumë gjëra. Ne nuk kemi përse vendosim në dyshim të ardhmen e tij, edhe nëse rezultati i 3 ndeshjeve do ishte më i keq. Harmoni në skuadër ka. Përderisa ka folur për të ardhmen, ka mundësi të qëndrojë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co