Mattia Zaccagni është një nga futbollistët më të spikatur te Lazio. Kontrata e sulmuesit skadon më 30 qershor 2025 dhe agjenti i tij Mario Giuffredi, është shprehur i pakënaqur për faktin se klubi nuk po i kushton rëndësi rinovimit të lojtarit.
“Kam dyzet ditë që nuk kam dëgjuar asgjë nga askush. Nuk e di nëse Lotito ka ndonjë gjë tjetër për të bërë, por duket se rinovimi i klientit tim nuk është prioriteti i tij, përndryshe ai do të gjente kohë për të rregulluar problemin. Në verë do të shikojmë ofertat” – tha Giuffredi.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co