Napoli nuk dëshiron ta privojë veten nga shërbimet e Khvicha Kvaratskhelia. Sipas asaj që shkruajnë mediat, po merret në konsideratë një rinovim i kontratës që skadon në 2027, me pagë të përmirësuar.
Nëse gjeorgjiani aktualisht fiton 1.3 milionë në sezon, presidenti Aurelio De Laurentiis është gati të bëjë një propozim deri në vitin 2029 për një pagë që do të ishte rreth 4 ose 4.5 milionë euro. 23-vjeçari ka luajtur 27 ndeshje gjatë këtij sezoni në Serie A. Ai ka realizuar 10 gola, ndërsa ka dhënë pasin e fundit 4 herë.
Te Napoli vlen të theksojmë se në verë i sigurt ëshët largimi i Osimhen. Sulmuesi nigerian pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha dhe destinacioni i tij do mësohet vëtem gjatë verës.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co