Rishkruhet historia, Rama thumbon skeptikët: Ja dhe medalja e dytë olimpike! Kujt nuk di të gëzohet…

rishkruhet historia rama thumbon skeptiket ja dhe medalja e dyte olimpike kujt nuk di te gezohet





































Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Islam Dudaev i solli Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar sot të bronztën në stilin e lirë të mundjes deri në peshën 65 kilogram.

454941785_1053547966140864_922882972585946662_n

“Ja dhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, shkruan kreu i qeverisë, i cili ka shoqëruar postimin me foto nga momenti i fitores së Dudaev.

Rama ka thumbuar edhe skeptikët teksa shprehet se “kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”.

“JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË💥🥉🦅❤️🇦🇱

Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve😍

Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq🧄🤩”, shkruan Rama.

454771975_1053549719474022_7095415672716981298_n

Pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan në garën e ripeshkimit, Dudaev vihej përballë hungarezit Iszmail Muszukajev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në Tokio 2020, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023.

Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja. Hungarezi ngushtoi diferencën me 2 pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.

Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me 4 pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit. Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.

455018450_1053547976140863_1297321915812991231_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →