Doktorët po e testojnë te pacientët vaksinën e parë mRNA kundër kancerit të mushkërive, ndërkohë që ekspertët vlerësojnë lart potencialin e saj për të shpëtuar jetë. Kjo vaksinë është risi nga të gjitha të tjerat që janë testuar deri tani, sepse mendohet se jep efekt te pacientët që kanë tumor.
Kanceri i mushkërive është një ndër kanceret më vdekjeprurës në botë. Vlerësohet se brenda një viti 1.8 milionë persona vdesin nga kanceri i mushkërive, ndërkohë që numri i atyre që i mbijetojnë është i vogël, shkruan BBC.
E njohur si BNT116 dhe e krijuar nga kompania gjermane, “BioNTech”, vaksina është e krijuar të trajtojë kancerin e mushkërive, i cili nuk ka qeliza të vogla, NSCLS, dhe është forma më e shpeshtë e kancerit të mushkërive.
Vende të tjera në të cilat po bëhet testimi janë: SHBA-ja, Gjermania, Hungaria, Polonia, Spanja e Turqia. Vaksina përdor teknologjinë e njëjtë mRNA, që t’i japë instruksione sistemit imunitar. Vaksinat kundër kancerit e ndihmojnë imunitetin e trupit që t’i njohë e pastaj t’i sulmojë qelizat kancerogjene.
Aktualisht ka disa vaksina të tjera që përdoren kundër disa llojeve të kancerit. Ndërkohë që vaksinat e tjera mbrojnë organizmin nga sëmundjet infektive, vaksina kundër kancerit të mushkërive është për njerëzit që tashmë e kanë sëmundjen.
Pavarësisht gjithçkaje, vaksina është në fazë testimi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co