Ristrukturimi i ushtrisë/ Gjermania do të krijojë komandë për Hapësirën Kibernetike dhe Informacionin

ristrukturimi i ushtrise gjermania do te krijoje komande per hapesiren kibernetike dhe informacionin
ristrukturimi i ushtrise gjermania do te krijoje komande per hapesiren kibernetike dhe informacionin

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për një ristrukturim të ushtrisë, i cili përfshin edhe një komandë të re qendrore dhe një degë të dedikuar për hapësirën kibernetike. Hapësira Kibernetike dhe e Informacionit (CIR) merret me luftën elektronike dhe operacionet kibernetike, zbulimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës elektronike.

Ristrukturimi do ta çojë përpara riorganizimin e Bundeswehr-it, i cili ka nisur në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. “Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të na sulmojë ne si pjesë e territorit të NATO-s. Ne duhet ta justifikojmë këtë besim dhe të vërtetë,” tha Pistorius në një konferencë shtypi në Berlin.

Ministri tha se Bundeswehr-it do t’i nevojiten 6.5 miliardë euro shtesë për buxhetin e vitit 2025. Kabineti i kancelarit, Olaf Scholz, po kërkon fonde për të përmbushur një objektiv të lënë shumë kohë pas dore, që në vitet e ardhshme 2% e shpenzimeve të përgjithshme të jenë për NATO-n./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →