Robert F. Kennedy afat deri të enjten për t’u kualifikuar për debatin në CNN të kandidatëve për president

robert f kennedy afat deri te enjten per tu kualifikuar per debatin ne cnn te kandidateve per president
robert f kennedy afat deri te enjten per tu kualifikuar per debatin ne cnn te kandidateve per president

Koha po mbaron për kandidatin e pavarur Robert F. Kennedy Jr. që të kualifikohet për të marrë pjesë në debatin e parë televiziv për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Kanali televiziv CNN, i cili do të organizojë debatin e 27 qershorit, thotë se vetëm presidenti Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kanë përmbushur kushtet për të marrë pjesë në debat: së pari, duke u renditur në fletëvotime në mjaftueshëm shtete për të patur një shans për të fituar presidencën; së dyti, duke marrë të paktën 15% mbështetje në katër anketime në nivel kombëtar.

Zoti Kennedy ka fituar mbi 15% mbështetje në vetëm tre anketime deri më sot dhe është kualifikuar për t’u renditur në fletëvotimet në gjashtë shtete. Sipas CNN-it, që është pjesë e rrjetit Warner Bros Discovery, kjo nuk i mundëson zotit Kennedy fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Zyrtarët e ekipit të tij elektoral thonë se ai është kualifikuar për të kandiduar në nëntë shtete dhe se ka mbledhur firma të mjaftueshme për të qenë në fletëvotimet e 14 shteteve të tjera dhe se ekziston mundësia që ai t’i fitojë zgjedhjet.

Robert F. Kennedy Jr., me profesion jurist për çështjet mjedisore, i cili ka përhapur dezinformim në lidhje me vaksinat, po tërheq mbështetës nga të dyja kahet e politikës. Nuk është ende e qartë nëse ai do të mund të tërheqë më shumë votues nga presidenti Biden apo nga ish-presidenti Trump.

Afati që kandidatët të kualifikohen për debatin është mesnata e së enjtes.

Zoti Kennedy ka paraqitur një ankesë tek Komisioni Federal i Zgjedhjeve (FEC) ku aludon se debati i kanalit CNN është i padrejtë dhe se është realisht një kontribut i paligjshëm elektoral për presidentin Biden dhe ish-presidentin Trump.

Zoti Kennedy ka thënë se presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump “po përpiqen të më përjashtojnë nga debati sepse kanë frikë se unë mund të fitoj”.

Ekipi i tij elektoral i ka kërkuar FEC-së të marrë masa brenda ditës së enjte dhe ta ndalojë zhvillimin e debatit mes kandidatëve Biden dhe Trump në 27 qershor në kanalin CNN, nëse organizatorët nuk bëjnë ndryshimet e duhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →