Bota

Robert F. Kennedy Jr. dha dorëheqjen dhe tha se do të mbështesë fushatën e Donald Trump, reagon ish-presidenti: E falënderoj!

robert f kennedy jr dha doreheqjen dhe tha se do te mbeshtese fushaten e donald trump reagon ish presidenti e falenderoj





































Ish-presidenti Donald Trump falënderoi Robert F. Kennedy Jr. për mbështjen që i ofroi pasi vendosi të tërhiqej nga gara presidenciale dhe parashikoi se ai do të udhëtojë në Arizona, ku pritet të jetë Kennedy.

trump

“Dua të falënderoj Bobby-n, ishte shumë mirë”, tha Trump, duke shtuar se “ai është një djalë i shkëlqyer, i respektuar nga të gjithë.”

Komentet e Trump në një restorant në Las Vegas erdhën menjëherë pasi Kennedy pezulloi fushatën e tij.

Kandidati i Pavarur njoftoi se do të tërheqë emrin e tij nga fletëvotimet dhe deklaroi mbështetjen e tij për ish-presidentit.

LEXO EDHE: Zgjedhjet në SHBA, Robert F. Kennedy Jr tërhiqet nga gara presidenciale! Ja cilin kandidat mbështet

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts