Robert Levandovski në telashe! Sulmuesi polak për mashtrim në marrjen e dy diplomave master.
Sipas agjencisë së lajmeve Onet, emri i sulmuesit të Barcelonës figuron në një listë të gjatë, në lidhje me një hetim policor për trafikimin e diplomave, madje ekziston dyshimi se ai është diplomuar dy herë në një Universitetin privat të Lodzit, ndonëse nuk është paraqitur kurrë në provime.
Në qendër të kësaj polemike është një ish-drejtor sportiv i quajtur Zbigniev D., por personi që hodhi dyshime për kapitenin e kombëtares polake ishte një ish-mësuese, e cila konfirmoi se lojtari nuk ishte paraqitur në provimet e saj.
Kështu dyshohet se Robert Levandovski e ka blerë diplomën e tij nga një universitet privat në Lodz. “E shkruaj me gjithë përgjegjësinë time se ai nuk “ka kaluar” dy provime me mua. Të gjitha këto i kam zbuluar gjatë seancës si dëshmitare në këtë rast të neveritshëm”, ka raportuar Barbara Mrozinska, në një publikim në X më 7 korrik.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co