Robinjo dënohet me burgim, ja kushtet në të cilat do të jetojë braziliani për 9 vitet e ardhshme

robinjo denohet me burgim ja kushtet ne te cilat do te jetoje braziliani per 9 vitet e ardhshme

Sulmuesi brazilian Robinjo, është dënuar me 9 vite heqje lirie nga gjykata penale braziliane, me akuzën e përdhunimit në grup të një vajze shqiptare gjatë vitit 2017. Ai u arrestua në Brazil, dhe ligji nuk e lejonte ekstradimin e tij për në Itali, shtet ku kishte kryer krimin. Por tani mësohet se 40-vjeçari do të vuajë dënimin e tij në Brazil, dhe në një ndër burgjet më famëkeqe të këtij vendi.

Burgu ndodhet në  Pernambuko, dhe është një ndër më të këqinjt e Brazilit. Kushtet e jetesës janë tmerrësisht të vështira. Numri i të dënuarve është shumë herë më i madh se sa e lejon ligji. Vendi ka një mungesë higjene të paparë.

Burgu Robinjo
Burgu Robinjo

Në burg kryejnë dënimin njerëz me preçedent të madh penal, si terrorist, bosët e drogës, dhe përdhunues. Madje ka pasur raportime se brenda mureve ka edhe dhunë seksuale të të burgosurve me njëri-tjetrin. Me sa duket, këto 9 vitet e ardhshme do të jenë ndër më të këqijat për ish-sulmuesin e Milanit dhe Mançester Sitit. Është e vështirë të imagjinohet se si një prej futbollistëve më të mirë të brezit të tij, të përfundojë në këto rrethana.

Burgu Robinjo 2
Burgu Robinjo 2
Burgu Robinjo 3
Burgu Robinjo 3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →