Roma mund të prezantojë së shpejti një sistem biletash për të vizituar në një nga atraksionet e saj më ikonike.
Autoritetet në kryeqytetin italian thonë se duan të fillojnë shpërndarjen e biletave për hyrjen në shatërvanin e Trevit si pjesë e planeve të vazhdueshme për të reduktuar turmat dhe për të promovuar “turizmin e qëndrueshëm”.
Shatërvani i shekullit të 18-të ka qenë prej kohësh një prej pikave më tërheqëse për turistët në Romë, por shpesh është i mbipopulluar dhe i mbushur me hajdutë xhepash.
“Personalisht unë do të isha në favor të shikimit të një forme të re aksesi, të kufizuar dhe me kohë, në shatërvanin e Trevit”, tha Alessandro Onorato, këshilltari i qytetit të Romës përgjegjës për turizmin, për gazetën italiane Corriere della Sera.
Nëse zbatohet, do të vepronte si “një sistem rezervimi falas për romakët dhe kushton një euro për turistët”, shtoi Onorato.
Pavarësisht kësaj kostoje, autoritetet e qytetit thonë se qëllimi i nismës nuk është mbledhja e parave, por zvogëlimi dhe kontrolli i turmave, dhe ndalimi i tyre nga “të ngrënit akullore ose pica në një monument që meriton respektin e duhur”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co