Sport

Roma ndërhyn në merkato, italianët firmosin me portierin

roma nderhyn ne merkato italianet firmosin me portierin
roma nderhyn ne merkato italianet firmosin me portierin

Roma ndërhyn në merkato. Klub kryeqytetas ka siguruar firmën e Mathew Ryan, portier australian, i aktivizuar së fundmi te skuadra holandeze e AZ Alkmaar.

“Ryan numëron mbi 300 paraqitje në Europë ndërmjet kampionateve kombëtare dhe kompeticioneve të UEFA-s.

Ai ka luajtur në Belgjikë, Spanjë, Angli, Danimarkë dhe Holandë. Me Australinë ai luajti në tre Kupa Bote 2014, 2018 dhe 2022. Te ‘verdhezinjtë’ ai do të veshë fanellën me numrin 98 ‘Mirë se vjen në Romë, Mat!’”- njofton Roma.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts