Romeo Veshaj lë pas historinë e dashurisë me Heidi Bacin dhe nis një romancë të re? Lidhja që aktori po jeton në fshehtësi, çfarë ndodhi mes dy ish-banorëve të BBV

romeo veshaj le pas historine e dashurise me heidi bacin dhe nis nje romance te re lidhja qe aktori po jeton ne fshehtesi cfare ndodhi mes dy ish banoreve te bbv





































Ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

heidi baci romeo veshaj

Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

romeo veshaj heidi baci

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.

heidi baci romeo veshaj4

Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

heidi baci romeo veshaj (2)

Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

heidi baci romeo veshaj

Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

heidi baici romeo veshaj (3)

Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

heidi baci6

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

heidi baci2

Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

heidi baci4

“Jam shumë e lumtur që i dua shumë”, tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë. Ish-banorja e “BigBrother Vip” Heidi ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë, ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua! Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”.

heidi baici romeo veshaj (4)

Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt. Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur. Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private.

heidi baci

Megjithatë, ka pasur nga ata që kanë thënë se në fakt dyshja nuk është ndarë, por gjithçka është duke u bërë mes çiftit që të mbajnë fansat të përqëndruar tek ata. Një ndër personazhet që ka bërë këto deklarata ka qenë edhe gazetari Ronaldo Sharka. Deklarata e fundit e Ronaldo Sharkës mbi ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka tërhequr vëmendjen. Ai u shpreh se ndarja mund të jetë thjesht një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

romeo veshaj heidi baci1

“Më duken skenarë të rinj. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”,- tha Ronaldo gjatë intervistës. E si duket deklaratat e Sharkës kanë arritur në veshin e Romeos, i cili ka reaguar duke hequr Ronaldon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërkohë që Sharka vazhdon ta ndjekë Romeon.

heidi baci 2 heidi baci 1

heidi baci romeo veshaj (1) heidi baci romeo veshaj heidi baci romeo veshaj (2) heidi baci9

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →