Sport

Roshi shumë pranë klubit turk të Erzurumspor, mungon vetëm firma në kontratë

roshi shume prane klubit turk te erzurumspor mungon vetem firma ne kontrate
roshi shume prane klubit turk te erzurumspor mungon vetem firma ne kontrate

Odise Roshi më në fund ka zgjidhur të ardhmen e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili ishte kontaktuar nga disa klube të Superiores, do të jetë pjesë e Erzurumspor në edicionin e ri.

Disa probleme burokratike për klubin e kategorisë së dytë të turke kishin vonuar firmën me futbollistin, si dhe depozitimin e kontratës së tij. Por këto situata janë zgjidhur dhe Roshi, i cili ka qenë në pritje që nga fillimi i këtij muaji, mund të nisë punën me klubin e tij të ri, pas largimit nga Sakarjaspor.

Lojtari 33-vjeçar fierak kishte marrë oferta edhe nga klubet e Superiores si Partizani e Vllaznia, të cilat ishin të gatshme t’i ofronin atij mundësinë që në fundin e karrierës të luante në Shqipëri. Por Roshi ka vendosur të qëndrojë në Turqi, ku në vitet e fundit ka qenë protagonist me skuadrat e këtij vendi. Pritet që në orët në vijim, Erzurumspor të bëjë edhe zyrtarizimin e marrëveshjes me futbollistin e kombëtares shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts