Një 26-vjeçar në Pogradec ka përfunduar në pranga pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta tre persona.
Policia bën me dije se 26-vjeçari ka dëmtuar me gur automjetin në pronësi të njërit prej tyre.
Postimi i plotë:
Arrestoi në flagrancë shtetasin F. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi në një lokal në fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasit E. J., 31 vjeç, A. J., 26 vjeç dhe Gj. J., 39 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, si dhe ka dëmtuar me gur automjetin në pronësi të 39-vjeçarit;
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co