Një 36-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Dimalit.
Sipas komunikatës nga Policia, G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Allambrez dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, më tej ka rënë në pranga.
Teksa 36-vjeçari do të përballet me akuzën e dhunës, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Stacioni i Policisë Dimal -arrestoi në flagrancë shtetasin G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co