“Rrëfim nga Spaçi”, Maks Velo: Unë dhe koha

rrefim nga spaci maks velo une dhe koha

Në studion e Meri Files

Një mëngjes, Maksi telefonoi për të më pyetur nëse mund të vinte në studion time për të parë nga afër veprat e mia të fundit, si dhe interesin që kishte për modelet që pozonin. Kishte dëshirë të bënte një ekspozotë vetëm me nudo dhe gjithnjë më shprehte nevojën për t’u shkëputur nga modelet me fotografi.

Pasi i tregova një cikël me modele reale, të cilat i ruaj nga vitet 2015 pa i ekspozuar ndonjëherë, ndërkohë që ia tregoja, më pyet, – Ku ke mësuar të vizatosh me këtë linjë?

I them, – Gjatë kohë që shihja televizor, merrja një dosje me fletë në A4 dhe praktikoja dorën me orar filmik, vetëm me linja. Sigurisht që lodhesha, por m’u bë shprehí aq sa edhe në shtrat mbaja një dosje vizatimi dhe para se të flija, poshtë jastëkut rrinte një laps dhe fletë. Presioni dhe pesha e kokës ishte një sfidë për të mbajtur linjën në imagjinatë dhe për lapsin që të mos thyej, pra trysni midis reales dhe ireales.

Maksi qeshi, duke më thënë, – Po të rrëfej diçka që s’ia kam thënë askujt më parë. (Qeshi duke shfaqur njëkohësisht trishtim:  sepse mori frymë thellë dhe lirisht) Kishin kaluar muaj dhe e kisha humbur sensin e kohës por kisha mall për gjithçka dhe ndieja mungesën e të vizatuar zhdërvjellët. Në anën e majtë të pantallonace kisha një të grisur (në kofshë) që sa vinte e bëhej më e madhe. Një mëngjes kisha gjetur një thupër të vogël të tharë (sa një falangë) dhe kjo ishte lapsi im imagjinar. Dhe sa herë më vinte për të vizatuar, e fusja mes kësaj të çare dhe atë që kisha në mendje e vizatoja në lëkurë. Imagjinoja figura njerëzish me ngjyra të forta. Gjatë kohës që e humbja mendjen në kompozim  më shihnin çuditshëm dhe mendonin “po ky pse po kruhet kaq shumë?!”. Maksi qesh dhe vazhdon, – Një polic verior, gjatosh me vetulla si të Brezhnjevit, vjen me vrap me nerva dhe më thotë “Ça ke në dorë?”. E lëshoj thuprën brenda pantallonave, për të humbur dhe i them “Po kruhem se mos kam zgjebe ose morra!”. Më largohet direkt dhe brenda meje isha kaq i lumtur por edhe kisha frikë sepse s’më lanë as fletore në burg, jo më laps. Ehhh!

Maks Velo2
Maks Velo2
Maks Velo3
Maks Velo3
Maks Velo1
Maks Velo1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →