Bota Sport

Rregullat e hekurta të gjermanit Flik, peshon çdo ditë lojtarët e Barcelonës

rregullat e hekurta te gjermanit flik peshon cdo dite lojtaret e barcelones





































Pak nga pak po bëhen të njohura rregullat e reja që trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, i ka imponuar lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Nga dita e parë, trajneri gjerman ka filluar të zbatojë kulturën e sakrificës dhe përgjegjësisë si bazë për të kuptuar filozofinë e tij të jetës dhe të punës.

flik

Flik ka befasuar dhomat e zhveshjes së Barcelonës, duke qenë një person jashtëzakonisht i arsimuar, i cili udhëhiqet nga kode shumë të qarta që në thelb përmblidhen në një mantra, “një futbollist është një profesionist 24 orë në ditë” dhe që ai i trajtonte gjithë futbollistët njësoj, qoftë veteranët, qoftë lojtarët e rinj, qoftë yjet në ekip, qoftë ata të mbërritur së fundmi. Në këtë kontekst, Flik ka vizatuar një sërë vijash të kuqe që nuk duhen shkelur nga lojtarët.

E para dhe më e theksuara: përpikëria e çuar deri në pasojat e fundit. Trajneri e konsideron mungesë respekti për grupin nëse një lojtar e thyen këtë rregull pa një arsye plotësisht të justifikuar. Futbollistët thirren një orë para stërvitjes, jo një minutë më vonë. Kushdo që nuk respekton këtë rregull elementar nuk merr sanksion apo gjobë financiare, por më keq: gjyq nga i gjithë grupi, duke u etiketuar si dikush që nuk respekton pjesën tjetër të kolegëve të tij dhe që shkel rregullat.

Një tjetër nga pikat më të diskutueshme të trajnerit të ri është “fiksimi” gati patologjik me përgatitjen fizike. Të gjitha seancat e tyre stërvitore kanë një vëllim të konsiderueshëm ushtrimesh fizike, të kamufluara shumicën e kohës me top. Personi i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe planifikimin e këtyre aktiviteteve është Hulio Tous, i sapoardhur në staf, së bashku me Rafa Maldonado, Pepe Konde, German Fernandez dhe Mila Majol, kjo e fundit përgjegjëse për të dhënat GPS, një punë që deri në sezonin e kaluar ishte kryer nga Edu Pons. Përgatitja fizike përfshin gjendjen fizike. Dhe këtu Flik ka rikuperuar një ushtrim që nuk është kryer që nga koha e Luis Enrikes. Ne po flasim për peshimin e përditshëm. Që do të thotë se lojtarët duhet të kalojnë nëpër peshore para dhe pas seancës stërvitore.

dsdssasdasdsadasdasdasdadasdasd

Këto të dhëna analizohen dhe më pas përdoren në kërkim të performancës së përmirësuar të çdo lojtari. Nëse një lojtar i kalon kufijtë e vendosur brenda peshës së tij ideale, ai sinjalizohet dhe i nënshtrohet ushtrimeve të tjera për të rifituar gjendjen fizike ideale. Në këtë kuptim, Flik prezantoi edhe një risi tjetër që habiti të gjithë: kontrollin ortodonti-k në kuadër të kontrolleve mjekësore. Asnjëherë më parë nuk janë bërë raporte dentare për të gjithë lojtarët në fillimin e parasezonit. Ardhja e trajnerit gjerman shërbeu për të futur këtë lloj analize dhe për të pasur një studim më shterues dhe të plotë për çdo lojtar, me synimin mbi të gjitha parandalimin e dëmtimeve.

Po kështu, brenda dhomave të zhveshjes, bie në sy edhe shpirti bashkëveprues i trajnerit të ri, gjithmonë i gatshëm për të dëgjuar lojtarët e tij, ndonëse dihet se sot për sot barriera gjuhësore është ende një problem: ai ka nevojë për ndihmën e një prej anëtarëve të stafi i tij, kryesisht Tiago Alkantarës, ose nga skuadra, kryesisht Ter Shtegen për ta bërë më të qartë mesazhin që dëshiron të përcjellë, qoftë në grup apo individualisht.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts