Rregullorja e çuditshme e Europianit, ndeshjen Gjermani-Danimarkë e vendosi…

rregullorja e cuditshme e europianit ndeshjen gjermani danimarke e vendosi

































Grupi C i EURO 2024 është mbyllur në mënyrën më të çuditshme të mundshme. Danimarka dhe Sllovenia e mbyllën me tre pikë, pasi kishin marrë të dy ekipet barazime në të tre sfidar. Por si do përcaktohej vendi i dytë dhe i tretë mes tyre, për të ndarë me kë do ndesheshin në turin tjetër meqë u kualifikuan të dyja?

sdffdsfsdfsdfsdfsdsfdfsd

Meqenëse skuadrat kishin pikë të barabarta dhe golavarazh po njëlloj të barabartë, 2-2, kriteri i radhës që merrej për bazë ishin kartonët e verdhë. Të dy skuadrat e nisnin me numër të njëjtë kartonësh të verdhë duelin dhe gjatë tij u ndëshkuan përsëri dy lojtarë nga secili ekip në ndeshjen përkatëse.

Kështu, për të vendosur fatin e grupit u desh të merrej për bazë renditja e përgjithshme e kualifikueseve. Ajo shihte Danimarkën të pozicionuar më mirë me pikët e siguruara në ndeshjet e saj në rrugën drejt Europianit e kësisoj, noirdikët morën vendin e dytë në grup para Sllovenisë që u rendit e treta.

Një vend i dytë që mund e ndoshta duhej ta kishin shmangur me një karton të verdhë më shumë pasi danezët do të ndeshen në turin tjetër me Gjermaninë organizatore si dhe janë në krahun e vështirë të tabelës së kampionatit për fazën me eliminim direkt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →