Shqiperia

Rrëmbyen dhe mbajtën në makinë një të mitur pas një konflikti, arrestohen dy persona në Tiranë

rrembyen dhe mbajten ne makine nje te mitur pas nje konflikti arrestohen dy persona ne tirane
rrembyen dhe mbajten ne makine nje te mitur pas nje konflikti arrestohen dy persona ne tirane

Tiranë

Morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit:

Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts