Bota

Rrëmuja në tubimin fetar në Indi, thellohet numri i viktimave, 121 të vdekur

rremuja ne tubimin fetar ne indi thellohet numri i viktimave 121 te vdekur
rremuja ne tubimin fetar ne indi thellohet numri i viktimave 121 te vdekur

Thellohet bilanci i humbjeve njerëzore pas një rrëmuje në një tubim fetar hindu në Indinë veriore, duke e çuar numrin e të vdekurve në 121. Incidenti ndodhi në një fshat në rrethin Hathra, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Nju Delhi, në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.

Zyrtarët vazhdojnë të shprehin frikën se numri i të vdekurve do të rritet. Rrëmujat vdekjeprurëse janë të zakonshme nëpër festivalet fetare në Indi, ku turma të mëdha mblidhen në hapësira të ngushta dhe pa masa të duhura të sigurisë.

Fillimisht u raportua se rreth 15.000 njerëz ishin mbledhur për këtë ngjarje, e cila kishte leje të pranonte vetëm rreth 5.000 njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts