Familja e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani është tronditur nga lajmi i kobshëm i ikje së tij të parakohshme vetëm 44 vjeç.
Paraditen e sotme Kuvendi hapi dyer për ceremoninë e homazheve në nder të tij, ku për më shumë se dy orë mijëra persona morë pjesë dhe u bënë bashkë për ta kujtuar dhe nderuar atë.
Teksa arkmorti i ish-deputetit të PD ishte i vendosur jashtë hyrjes së Kuvendit, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, nuk i mbante lotët.
“Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha ajo e mbytur në lot, në pamjet e transmetuara nga Top Story.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co