Bota

Rrëshqitja e dherave në Etiopi, shkon në 229 numri i të vdekurve

rreshqitja e dherave ne etiopi shkon ne 229 numri i te vdekurve
rreshqitja e dherave ne etiopi shkon ne 229 numri i te vdekurve

Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë trupat e 229 personave të vrarë nga dy rrëshqitjet e dheut në jug të Etiopisë, ka thënë një zyrtar lokal për BBC.

Rrëshqitjet kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës, pas reshjeve të dendura të shiut në një zonë të thellë malore të zonës së Gofës. Autoriteti lokal tha se kërkimi për të mbijetuarit po “vazhdonte fuqishëm”, por se “numri i të vdekurve mund të rritet ende”.

Pamjet treguan qindra njerëz të mbledhur në vendngjarje dhe të tjerë duke gërmuar në dhe në kërkim të njerëzve të bllokuar poshtë. Në sfond, një kodër mund të shihet pjesërisht e shembur dhe një copë toke e kuqe është ekspozuar.

Kryeadministratori i zonës Goza, Dagmaui Ayele, tha për BBC se të vdekurit përfshinin të rritur dhe fëmijë, ndërsa 10 persona të shpëtuar të gjallë po merrnin trajtim në spital.

Shirat e dendur shkaktuan një rrëshqitje dheu të dielën dhe ndërsa oficerët e policisë, mësuesit dhe banorët nga fshatrat e afërta vazhduan furishëm me operacionet e kërkim-shpëtimit të hënën, ndodhi një rrëshqitje e dytë dheu, duke i varrosur edhe ata nën baltë, tha Dagmaui.

“Ne jemi ende duke gërmuar,” tha ai për BBC. Markos Melese, kreu i menaxhimit të fatkeqësive në Gofa, tha se deri më tani janë gjetur 229 trupa. Gofa është pjesë e shtetit të njohur si Etiopia Jugore, e vendosur rreth 320 km (199 milje) në jug-perëndim të kryeqytetit, Addis Ababa. Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Ocha) Etiopia Jugore është ndër zonat e vendit që janë goditur nga shira veçanërisht të dendur dhe përmbytje në muajt e fundit.

Por rastet e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve kanë ndodhur dhe më parë. Në maj 2016, të paktën 50 njerëz u vranë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut pas shiut të dendur në të gjithë jugun e vendit.

Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytje, por një atmosferë ngrohëse e shkaktuar nga ndryshimet klimatike i bën më të mundshme reshjet ekstreme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts